Të gjithë ata që nuk janë vaksinuar do të përballen me një gjobë prej 100 euro

Greqia do t’i bëjë të detyrueshme vaksinat kundër Covid-19 për personat e moshës 60 vjeç e lart, një hap drastik ky i qeverisë greke pasi vendi që po përballet me një rritje të re të rasteve të koronavirusit.

Çdo individ mbi moshën 60 vjeç që nuk është i vaksinuar do të përballet me një gjobë prej 100 eurosh. Ky vendim do të nisë të zbatohet nisur nga 16 Janari. Sipas kreut të shtetit grek kjo masë do të thotë mbrojtje dhe jo ndëshkim.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vendimi ishte i vështirë, por i nevojshëm për të mbrojtur më shumë se gjysmë milioni grekë. “Ne jemi duke fokusuar përpjekjet tona në mbrojtjen e qytetarëve tanë dhe për këtë arsye vaksinimi i tyre do të jetë i detyrueshëm tani e tutje“.

Rreth 63% e popullsisë të Greqisë është plotësisht e vaksinuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rreth 520,000 njerëz mbi moshën 60 vjeç nuk janë vaksinuar. Këtë muaj qeveria greke ua ndaloi hyrjen personave të pavaksinuar në restorante, kinema, muze dhe palestra.

Klan News