Mbi 70 mijë familje pa energji elektrike në Athinë dhe veri të vendit

Autobusët dhe trenat në Athinë vazhduan të ndeshen me probleme në disa zona për shkak të motit të keq dhe dëborës së madhe që ra të martën.

Zonat në periferi të qytetit, të tilla si Kifissia, Penteli, Acharnes, Thrakomakedones dhe Fylis nuk kishin shërbime të plota të transportit publik për shkak të dëborës në rrugë dhe pemëve të rëna.

Sipas organizatës së transportit publik të Athinës, OASA, funksionimi normal i linjave të autobusëve dhe trenave po rikthehet gradualisht.

Ndërkohë, temperatura shumë të ulëta mbizotëruan në vend gjatë fazës së dytë të stuhisë “Medea”, sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, meteo.gr.

Reshjet e dendura të dëborës lanë pa energji elektrike mbi 70,000 familje në Athinë dhe në veri të vendit. Deri të enjten energjia ju rikthye vetëm 45,000 familjeve.

Shkaku kryesor i ndërprerjes së energjisë ishte rrëzimi i pemëve dhe shkatërrimi linjave të tensionit të lartë. Në rajonin e Attikës, u dëmtuan nga stuhia mbi 600 linja të tensionit të lartë.

Temperatura më e ulët u regjistrua në NeosKafkasos pranë qytetit të Fllorinës në kufi me Shqipërinë ku termometri arriti në -24.8C.

Stuhia e dëborë, e cilësuar me e keqja në disa vite, solli sasinë më të madhe të dëborës në 12 vjet në Greqi.

Klan News