Greqia ka festuar sot 200 vjetorin e pavarësisë së saj nga Perandoria Osmane me një kryengritje popullore në 25 Mars 1821, që njihet si momenti i krijimit të “shtetit modern grek”.

Me këtë rast u organizua nje paradë me kostume tradicionale dhe me fluturimin e avionëve në qiellin e Athinës.

Qeveria greke kishte menduar festime më të mëdha, me pjesëmarrjen e shumë drejtuesve të huaj, por pandemia e koronavirusit solli ndryshime në ceremoni.

Në ceremoni ra në sy prania e princit britanik, Charles, si dhe bashkëshortes së tij Camilla.

Në sheshin pranë parlamentit grek, trupat me kostume tradicionale parakaluan nën sytë e presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis.

Avionët greke F-16, forcave ajrore franceze dhe avionët amerikanë kanë marrë pjesë në këtë paradë.

Në të gjithë botën, ndërtesat kryesore u veshën me ngjyrat e flamurit grek, në nder të 200 vjetorit të pavarësisë.

Klan News