“Dy nga 8 të prekurit e rinj kanë ardhura nga Shqipëria”

Nga tetë rastet e reja të koronavirusit të raportuar sot në Greqi, dy rezultojnë të importuar me rrugë tokësore nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shëndetësore nuk po merren masa në vendkalimet kufitare Kakavi, Qafe Botë, Kapshticë, Tre Urat nga ku hyjnë dhjetëra qytetarë, edhe pse kufijtë nuk janë hapur për të gjithë. Vetëm të Dielën kishte 2 500 mbërritje dhe nisje.

Policia kufitare greke ka kërkuar urgjentisht praninë e stafit mjekësor për të kryer kontrolle dhe marrë mostrat, krahas termometrave automatikë. Në pikat kufitare autoritetet policore greke thonë se ekziston një hendek juridik, sepse edhe në rastet kur turistët shfaqin shenja te etheve, policia nuk ka të drejtë t’i ndalojë të hyjnë në vend.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias tha se nuk duhet ta bëjmë kufirin me Shqipërinë problemin tjetër të madh në vend. Duke filluar nga 1 Korriku, do të lejohen të gjitha ardhjet ndërkombëtare në të gjitha aeroportet greke dhe trageteve të huaja në portet greke. Pasagjerët do t’u nënshtrohen testeve të rastësishme dhe do të përballen me një karantinë 14 ditore nëse rezultatet janë pozitive. Të gjithë pasagjerët do të jenë të detyruar të plotësojnë një formular elektronik me të dhënat e kontaktit të tyre në Greqi.

Klan Plus