Greqia goditet nga një tjetër tërmet, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri



Greqia goditet nga një tjetër tërmet, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

14:17 12/03/2021

Greqia fqinje është goditur nga një tjetër i fortë ditën e sotme, me magnitudë 5.2.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytezën Elassona. Sipas të dhënave sizmiologjikëe, lëkundjet janë regjistruar në një thellësi 2.7 kilometra nën tokë.

Gjashtë minuta më vonë ndodhën edhe 3 pasgoditje të tjera me magnitudë 3.7, 3.6 dhe 3.9.

Tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë.

Javën e kaluar, shteti fqinj u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.2. /tvklan.al







Të ngjashme