Lëkundje të forta sizmike kanë goditur Greqinë mesditën e kësaj të enjteje.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter me epiqendër në zonën midis Artas dhe Karditsas.

Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.

Nga goditjet sizmike nuk ka raportime për persona të lënduar dhe as për dëme materiale. /tvklan.al