Lehtësimi i masave hyn në fuqi më 28 Qershor

Duke nisur nga data 28 Qershor, Greqia do të heqë detyrimin për mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme dhe do të lehtësojë masat të tjera kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë. Ky lehtësim vjen në kohë kur kurba e infektimeve me Covid është në rënie. Megjithatë, vendosja e maskës në ambiente të mbyllura do të mbetet e detyrueshme.

Greqia e përballoi mirë valën e parë të pandemisë, por u detyrua që ashpërsonte masat në Nëntor, për të përballuar rritjen e rasteve që mbingarkoi sistemin publik shëndetësor.

Autoritetet shëndetësore thonë se deri më tani janë identifikuar rreth 10 raste me variantin më infektues të virusit, Delta, ndaj ata u bënë thirrje personave mbi 50 vjeç që nuk janë vaksinuar ta bëjë një gjë të tillë.

Duke nisur nga 28 Korriku autoritetet pritet që të heqin gjithashtu kufizimin e orarit gjatë natës dhe vetë-testimin për punonjësit që janë vaksinuar. Në restorante numri i personave të lejuar në një tavolinë do të rritet nga 6 në 10 persona, ndërsa grumbullimet masive sociale, siç janë rastet e dasmave do të lejohen deri në 300 persona.

Të martën, qeveria greke tha se 30.24 % e popullsisë është vaksinuar plotësisht, ndërsa 43.1 % kanë marrë të paktën 1 dozë./tvklan.al