Greqia i ka dhuruar 100 mijë doza vaksinash Shqipërisë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se sot është bërë marrja e ngarkesës me 100 mijë doza vaksine AstraZeneca që janë dhuruar nga vendi fqinj.

Dozat tashmë janë depozituar në Institutin e Shëndetit Publik dhe më pas do të nis injektimi i tyre në popullatë.

Deri tani Shqipëria ka marrë 1,220,070 vaksina anti-Covid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.

Ndërkohë deri tani mësohet se janë injektuar më shumë se 1 milionë doza vaksinash që nga nisja e këtij procesi. Shqipëria që prej fillimit ka marrë doza nga Sinovac, Sputnik, AstraZeneca dhe Prizer./tvklan.al