“Mosmarrëveshjet me Shqipërinë, pjesë e negociatave”

Ndërkohë që tensioni turko-grek është në nivelin më të lartë, pasi Erdogan ka urdhëruar që në dy javët e ardhshme të nisë operacioni për të kërkuar naftë dhe gaz natyror në rajonin e Mesdheut lindor, Athina nuk e ka harruar Shqipërinë.

Në një intervistë me SKAI, Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias iu referua pritshmërive greke për ndarjen e detit Jon me palën shqiptare dhe marrëveshjen e re.

“E dini, është pak e vështirë, sepse fillimisht ramë dakord me shqiptarët, por më pas ata u ankuan në Gjykatën e tyre Kushtetuese. Brenda tyre ekzistojnë disa çështje ligjore: autorizimi i Presidentit për qeverinë, të cilin ai mund të mos jetë i gatshëm t’a japë. Sidoqoftë, është një çështje që do ta trajtojë  së shpejti politika e jashtme greke”.

Dendias nuk harroi t’u kujtojë qeveritarëve në Tiranë zgjidhjen e çështjes së regjistrimit të pronave të minoritarëve dhe censusin e tyre.

“Ka edhe çështje të tjera të hapura mes nesh si mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të pronësisë të pakicës greke, çështje që duhet të zgjidhet në kontekstin e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE, sepse ky është acidi Evropian. Mbrojtja e të drejtave të njeriut është një çështje parësore dhe, në këtë kuptim, ata në Shqipëri duhet ta shohin pakicën greke, si një faktor për zhvillimin e vendit dhe si një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë”.

Klan Plus