Greqia jugore po zhytet në kthetrat e stuhisë së “Elias” ende pa u shuar gjurmët e katastrofës së shkaktuar nga stuhia tjetër “Daniels” që shkaktoi 17 viktima në këtë vend, në fillim të këtij muaji.
Këto filmime tregojnë ujërat e rrëmbyer që dëmtuan rëndë këtë të Mërkurë infrastrukturën e disa zonave të banuara në ishullin Eubea.
Reshjet e dendura frynë lumenjtë dhe i nxorën nga shtrati, duke shkaktuar kështu përmbytje në shumë zona të banuara.
Intensiteti i reshjeve ishte aq i madh sa në pak orë, ka rënë sasia e shirave të një muaji. Reshje me intensitet të lartë kanë mbërthyer gjithë Peloponezin si dhe rajonin e Atikës që u godit më rëndë nga stuhia e fillimit të këtij muaji. Autoritetet kanë nisur të marrin masa, ndërsa kanë paralajmëruar banorët të bëjnë kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet në orët në vijim.
Tv Klan