Demi ekonomik arrin në 700 milionë Euro

Greqia konsiderohet si “kryeqyteti” i cigareve të falsifikuara që kontrabandohen në Europë. Në dy vitet e fundit, policia greke ka mbyllur 9 fabrika ku prodhoheshin cigare të tilla. Veç linjës së prodhimit të markave nga më të famshmet në botë, aty kishte kushte perfekte edhe për akomodimin dhe fjetjen e punëtorëve.

Paketat shiten në treg për 1.5 euro. Sasia e cigareve të shitura në mënyrë të paligjshme gjatë viteve të fundit u tetëfishuar edhe për shkak të krizës, duke kapur 25% të tregut grek.

Vitin e kaluar Greqia humbi 700 milionë euro nga tregtia e paligjshme e cigareve dhe duhanit. Sipas rrjetit ndërkombëtar KPMG, nëse kjo shumë inkasohej në arkën e shtetit, do të mund të shmangeshin reduktimet e pensioneve që Greqia zbatoi në kuadër të tre programeve të shpëtimit dhe kapën shifrën 740 milionë Euro.

Prodhuesit e tyre në Greqi investojnë rreth një milion euro për një fabrikë dhe brenda gjashtë muajsh inkasojnë dhjetëfishin e shumës së investuar.

Me një rendimet të tillë, policia greke është e sigurt që, sado të asgjësojë, fabrika të reja do të mbijnë si kërpudhat pas shiut dhe cigaret e falsifikuara do të vazhdojnë të blihen, pavarësisht cilësisë së dyshimtë dhe rreziqeve për shëndetin.

Tv Klan