Gjykata e Apelit në Greqi ka refuzuar kërkesën e Turqisë për transferimin e tetë ushtarëve turq në Ankara, për të cilët konsideron se kanë luajtur rol kyç në tentimet e dështuara për puç kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan më 2016.

Kjo është hera e tretë që gjykatat greke kanë refuzuar kërkesa të tilla, duke tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjykata greke ka thënë se shqetësohet që tetë personat nuk do të përballeshin me gjyq të drejtë në Turqi.

Grupi ka ikur drejt Greqisë me helikopter më 16 Korrik 2016, pas tentimeve të dështuara për grusht shtet.

Turqia beson se ata janë disa nga organizatorët e puçit.

Përmes një vendimi anonim, Gjykata ka kundërshtuar kërkesën e Turqisë për ekstradim, e cila i është nisur Greqisë bazuar në tetë akuza me të cilat përballen ushtarët në shtetin e tyre.

Në këto akuza përfshihet pjesëmarrja në tentimet për puç, tentim vrasja, pjesëmarrja në një grup të armatosur terrorist dhe vjedhja e materialit ushtarak.

“Për secilin rast ka shqetësime për gjykim të padrejtë dhe rrezik të përballjes me torturë apo sjellje poshtëruese”

, ka thënë një zyrtar i gjykatës, teksa e ka lexuar vendimin./REL