“Të ndalen dyshimet mbi sovranitetin e kërcënimet për luftë”

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur së tepërmi ditët e fundit dhe kjo lidhet me kontrollin e detit Egje. Mediat greke bëjnë të ditur se Greqia iu është drejtuar zyrtarisht kreut të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar rrëzimin e pretendimeve të Turqisë.

Letra zyrtare i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterrez dhe në të theksohet se Greqia i bën thirrje solemnisht Turqisë që të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të Greqisë mbi ishujt e saj në Egje, veçanërisht nëpërmjet pohimeve të pabaza dhe historikisht të rreme dhe të përmbahet nga kërcënimi i Greqisë me luftë.

Mes dy vendeve ka pasur mosmarrëveshje për dekada mbi kufijtë detarë, por tensionet mes tyre u rritën në vitin 2020 pas intensifikimit të kërkimeve për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor.

Tv Klan