Greqia mban të mbyllur kufirin për shqiptarët



Greqia mban të mbyllur kufirin për shqiptarët

14:13 26/10/2020

Greqia ka lënë në fuqi masat për mbajtjen mbyllur të kufirit për qytetarët shqiptarë. Sipas vendimit të ri, kufiri do të qëndrojë i mbyllur deri më datë 8 Nëntor për ata persona që nuk kanë një dokument grek. Njoftimi u është përcjellë edhe autoriteteve kufitare shqiptare.

Kufirin mund ta kalojnë vetëm ata persona që  kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike. Mbetet po ashtu në fuqi masa e testit negativ për Covid-19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit.

Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23:00 deri në 07:00 të mëngjesit çdo ditë. Sërish numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë do të jetë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

Për shkak të numrit në rritje të të infektuarve, edhe Greqia ka bërë me detyrim përdorimin e maskës në disa qytete të caktuara. /tvklan.al




Të ngjashme