Me një dy golësh të Pavlidis, Greqia mundi për herë të parë Anglinë. Suksesi 2 – 1 për më tepër u arrit në Londër me anglezët që u fërshëllyen nga tifozët e tyre për këtë humbje në Ligën e Kombeve.

Anglia që drejtohet provizorisht nga Lee Carsley militon në Ligën B zhvilloi një ndeshje ku mungoi ekuilibri mes reparteve. Grekët nga ana tjetër që kanë 3 fitore në 3 ndeshje triumfin ia kushtuan shokut të skuadrës George Baldock, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Athinë këtë të mërkurë. Italia u ndal në barazim pas 2 fitoreve në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Spalletti e mbylli me rezultatin 2 – 2 takimin me Belgjikën i zhvilluar në Romë. Italianët dolën me pikë nga kjo ndeshje edhe pse luajtën prej minutës së 40’ me 10 futbollistë, pasi mesfushori Pellegrini u ndëshkua me karton të kuq. Franca fitoi 4 – 1 takimin me Izraelin. Një sukses i rëndësishëm para përballjes me Belgjikën të dielën në Bruksel.

Tv Klan