Greqia është mes vendeve të para që do të marrë pjesë në provat që do të bëhen për të lëshuar një certifikatë dixhitale “jeshile” që do të konfirmojë udhëtarët të cilët janë vaksinuar me koronavirus.

Një zyrtar i BE-së tha se vendet e unionit janë të ndara në tre grupe duke u bazuar në mundësitë se sa gati janë për të lëshuar certifikata. Provat pritet që të nisin javën e dytë të Majit.

Përveç Greqisë, vendet që do ta aplikojnë këtë certifikatë janë Spanja, Italia, Maltë, Bullgaria, Estonia dhe Luksemburgu. Qiproja do të përfshihet më vonë në këtë testim.

Certifikata jeshile do të jetë gati në 1 Qershor dhe do të jetë operative më 30 Qershor./tvklan.al