Pas miratimit zyrtar në parlamentin grek të Marrëveshjes së Prespës dhe njohjes së emrit Maqedonia e Veriut, Athina ka vendosur që kjo do të pasqyrohet edhe në tabelat kufitare. Ashtu siç vepruan autoritetet maqedonase, edhe ato greke do t’i ndryshojnë tabelat në pikat kufitare veriore, në të cilat deri tani shkruhej Shkup ose Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopulos, në një takim me gazetarë tha se tashmë është e qartë edhe ligjërisht se Greqia e njeh shtetin fqinj me emrin Maqedonia e Veriut dhe kjo hap rrugën e anëtarësimit të kë shteti në NATO dhe BE.

Klan Plus