Greqia në zgjedhje të katërfishta

Greqia në zgjedhje të katërfishta

15:46 26/05/2019

40 parti dhe koalicione, me rreth 1200 kandidatë garojnë për të zgjedhur 21 eurodeputetët që i përkasin Greqisë në parlamentin Europian. Sipas Ministrisë së Brendshme, në disa qendra votimi pati vonesa në paraqitjen e komisionerëve, por ky konsiderohet një fenomen i zakonshëm.

Rreth 10 milionë qytetarë grekë votojnë në zgjedhjet e sotme, që këtu janë të katërfishta: për parlamentin europian, administratat rajonale, bashkitë e në mjaft zona, edhe për komunat. Në më shumë se 39.000 qendrat e votimit, procesi ka filluar normalisht në ora 07,00 të mëngjesit të sotëm. 

Për zgjedhjet europarlamentare kandidon edhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë greke.

Zgjedhjet e sotme konsiderohen një moment krucial për komunitetin shqiptar në Greqi. Janë më shumë se 30 kandidatë shqiptarë, që kandidojnë në lista të partive dhe koalicioneve vendore, duke pretenduar një vend në parlamentin europian, në këshillat bashkiakë apo këshillat e administratave rajonale.

Përfshirja e tyre shpjegohet me faktin se më shumë se 100 mijë qytetarë shqiptarë që morën vitet e fundit nënshtetësinë greke, ushtrojnë sot për herë të parë këtu, të drejtën e votës.

Votimet do të mbyllen në ora 19:00 dhe menjëherë do të publikohen rezultatet e Exit poll-sit të përbashkët që kanë marrë përsipër 5 televizione private.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT