Greqia ka nisur operacionin e shpëtimin për emigrantët e mbetur të pastrehë pas djegies së kampit në Lesbos. Qeveria ka vendosur të dërgojë në ishull tre anije për të marrë emigrantët nga ishulli dhe për t’i strehuar në vende të sigurta.

Mbi 13 mijë emigrantë kanë fjetur në qiell të hapur ditët e fundit, pasi kampi ku ata qëndronin u përfshi nga flakët duke shkrumbuar gjithçka.

Autoritetet thonë se emigrantët do të strehohen në anije deri sa të gjendet një zgjidhje më e mirë për ta. Ministri i Migracionit Notis Mitarachi tha po punohet për të siguruar strehim urgjent pranë kampit në Moria.

Nga ana tjetër tashmë ka nisur frika për shpërthimin e koronavirusit, pasi 35 emigrantë kanë rezultuar pozitivë dhe po merren masa për izolimin e tyre. Kampi në Lesbos ishte më i madhi për emigrantët, ku strehoheshin mbi 13 mijë të tillë. /tvklan.al