Greqia nuk do të abrogojë ligjin e luftës me Shqipërinë, pasi ai nuk përbën pengesë për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Deklarata është bërë në tiranë nga Ministri grek i Mbrojtjes Lazaros Leonidhis Lazaros Leonidhis. I pyetur nga gazetarët shqiptarë Lazaros Leonidhis, ka deklaruara se ky ligj nuk është një pengesë për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ligji i luftës nuk hap asnjë problem mes dy vendeve. Ne duam të theksojmë me vullnet të plotë se dy palët punojnë për forcimin e bashkëpunimit. Nëpërmjet kontakteve të përvitshme ne kapërcejmë pengesa dhe mbetje të së kaluarës duke projektuar dhe ndërtuar një të ardhme të përbashkët si në Ballkan ashtu edhe në Evropë. Në kuadër të kësaj klime të bashkëpunimit rajonal dhe euro-atlantik të cilin ne e mbështesim, të gjitha problemet përballohen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mbështeten në kohën dhe mënyrën e duhur”.

Edhe pse ka përmendur një vendim të qeverisë greke të vitit 1987 dhe konventën e fqinjësisë së mirë të vitit 1996 për heqjen e ligjit të luftës zoti Leonidhis nuk ka dhënë asnjë garanci për autoritetet shqiptare se parlamenti grek do të abrogojë së shpejti ligjin e luftës. Zëvendës ministri grek i mbrojtjes i bëri këto deklarata pasi nënshkroi me Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes marrëveshjen për administrimin e bazës detarë të Bisht Pallës në Adriatik.

Pavli Zëri: Punimet në këtë bazë ishin të parashikuara në planin dhjetëvjeçar të ristrukturimit dhe modernizimit të forcave tona të armatosura.

Gjatë kësaj periudhe pala greke do të përdorë 5.5 milion euro për ristrukturimin e bazzës ushtarake të Bisht Pallës./tvklan.al