Greqia do të vazhdojë të mbajë në fuqi masat kufizuese për qytetarët shqiptarë, të paktën deri më datën 7 Qershor.

Në një njoftim në Facebook, ambasada greke në Shqipëri ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë që do të duan të udhëtojnë drejt Greqisë, deri më datë 7 Qershor do të duhet të ndjekin rregullat e vendosura nga shteti fqinj.

Greqia ka vendosur të hapë kufirin me Shqipërinë vetëm për punëtorët sezonalë. Pjesa tjetër e qytetarëve shqiptarë nuk lejohen të kalojnë në shtetin helen, përjashtim bëjnë ata që jetojnë në Greqi dhe kanë leje qëndrimi në këtë vend.

Klan News