Greqia përballë Eurogrupit, Junker: Disa vende nuk e duan në Euro

Posta

Greqia përballë Eurogrupit, Junker: Disa vende nuk e duan në Euro

09:28 07/07/2015 2

E marta është një ditë vendimtare për Greqinë, pas referendumit të 5 korrikut, kur grekët i thanë “Jo” masave anti-krizë. Pala greke paraqet sot përpara kreditorëve propozimet e reja.

Sprovën e parë, duhet ta kalojë ministri i ri grek i financave Euklid Cakalotos përpara Eurogrupit të mbledhur gjatë drekës në një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel. Para takimit kreu i Eurogrup, Jeroen Dijsselbloem tha se situata është mjaft e vështirë dhe se Eurogrupi nuk do të lejojë të cenohet kredibiliteti i kreditorëve.

Jeroen Dijsselbloem - President i Eurogroup: Jo-ja e referendumit do të thotë që propozimet e vjetra janë hedhur poshtë nga populli grek. Ne duhet ta rifillojmë nga aty. Ne jemi gati të bëjmë gjithçka për të përfocuar Eurozonën së bashku.  Së dyti nuk ka rrugëdalje nëse cënohet kredibiliteti ynë. Kjo është dhe baza e marrëveshjes me grekët. Duhet të ketë një rrugëdalje që respekton kredibilitetin e Greqisë dhe të zonës euro. 

Më herët, kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker tha para parlamentit europian në Strasburg se ishte kundër daljes së Greqisë nga Eurozona, pavarësisht se quajti të pakuptimtë votën “JO” të grekëve.

Jean Claude Juncker - President i Komisionit Europian: Vullneti im dhe urimi im është të evitoj daljen e Greqisë nga Eurozona . Ka shtete anëtare të gatshme për të bërë gjithçka që Greqia të dalë jashtë zonës euro. Europa është një betejë për të gjetur një kompromis. Është e papranueshme që Komisionin Europian të trajtohet si terrorrist nga qeveria greke. Kjo nuk është Europa që duam.

Sipas Juncker, takimet e të martës i hapin rrugë bisedimeve për gjetjen së një zgjidhjeje të qëndrueshme për krizën greke. Pasdite edhe kryeministri Alekxis Tsipras do t’u parashtrojë planin, liderëve të vendeve të Eurozonës në një samit jashtë rradhe.

Spekulimet në fakt janë nga më të ndryshmet dhe arrijnë deri atje, sa thuhet që nuk ka asnjë paketë propozimesh. Kryeministri grek do t’u kërkojë kreditorëve një ndihmë emergjente prej 7 miliardë euro që të lëvrohen mundësisht brenda 48 orëve, për të shtuar likuiditetin në banka dhe për të shmangur falimentin. Pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe propozimi për reduktimin e borxhit grek

Tv Klan

Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi