Athina: Mos ndani Tiranën dhe Shkupin

Athina: Mos ndani Tiranën dhe Shkupin

13:20 09/10/2019

“Do të sillte destabilitet në rajon”

Athina paralajmëron se veçimi i Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE mund të shkaktojë destabilitet në rajon. Ndaj dhe zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varvitsiotis i bën thirrje liderëve të unionit t’i hapin dritën jeshile të dy vendeve si paketë.

“Besojmë se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor duhet të ndodhë në të njejtën kohë. Nuk duhet të ketë ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këto dy vende duhet të gjykohen së bashku, pasi pranimi i Maqedonisë së Veriut dhe lënia prapa e Shqipërisë do të shkaktonte tepër destabilizim sesa të përcjellë mesazhin e qëndrueshmërisë ndaj Maqedonisë së Veriut”.

Në një intervistë për mediat greke, Varvitsiotis flet edhe për kushtet shtesë që i janë vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave.

“Të gjitha kushtet janë përmbushur mirë nga të dy vendet. Kemi një raport të Komisionit Europian që gjithçka është bërë mirë. Por ka edhe disa vende skeptike për këtë raport. Ne besojmë se procesi mund të vazhdohet edhe me kushte në mënyrë që ato që nuk janë përmbushur nga dy partnerët e ardhshëm të mund të përmbushen në të ardhmen e afërt”.

Teksa shpreh mbështetjen për Shqipërinë, zv/ministri i Jashtëm grek i kujton Tiranës se duhet të bëjë kujdes me kërkesat e qeverisë greke për respektim rigoroz të të drejtave të minoritetit grek në jug të vendit, veçanërisht me të drejtën e pronës.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT