Greqia prezanton masat e reja, të gjithë qytetarët duhet të tregojnë certifikatën dixhitale ose testin



Greqia prezanton masat e reja, të gjithë qytetarët duhet të tregojnë certifikatën dixhitale ose testin

21:50 13/09/2021

Nga sot, në Greqi hyjnë në fuqi masat e reja emergjente që synojnë frenimin e rasteve me COVID-19.

Personat e pavaksinuar, punonjësit e sektorit publik dhe privat, nxënësit e shkollave, studentët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë me avion, tren, autobus ndërqytetas ose anije duhet të paraqesin një certifikatë që tregon se ata janë negativ ndaj COVID-19.

Nëse ata nuk kanë një certifikatë vaksinimi do të duhet të paguajnë për testet javore në mënyrë që të lejohen në aktivitetet e përditshme.

Bllokimet vitin e kaluar e çuan ekonominë në recesion, duke e tkurrur ekonominë greke me 8.2%. Zyrtarë të qeverisë thonë se vendi nuk mund të përballojë një bllokim tjetër të aktivitetit ekonomik.

Për momentin, pandemia po tregon shenja të de-përshkallëzimit, kështu që masat duket se po funksionojnë“, tha Ministri i Zhvillimit Adonis Georgiadis për televizionin privat Skai.

Fatkeqësisht ky de-përshkallëzim shoqërohet me humbjen e jetëve të bashkëqytetarëve tanë të pavaksinuar. Më dhemb kur e di se këta njerëz mund të kishin jetuar, por ata ranë viktima të teorive konspirative”, u shpreh ai.

Qeveria greke ka vendosur një tavan për çmimin maksimal të PCR dhe testeve të shpejta të kryera në ambientet e laboratorëve dhe klinikave mjekësore ku një test PCR kushton 60 euro, ndërsa testet e shpejta 10 euro.

Si individëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar do t’u kërkohet të mbajnë një maskë në mjediset e brendshme dhe në ato të jashtme ku ka një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Masat e reja të prezantuara nga qeveria greke do të zbatohen gjithashtu në stadiume, muze, vendet arkeologjike, kinema si dhe restorante.

Klan News








Të ngjashme