Qeveria greke ka paraqitur planet për të rregulluar ligjet e vjetruara të punës duke liberalizuar orët e çdo punonjësi në veçanti.

Ky veprim është kritikuar nga opozita e majtë dhe sindikatat që kanë frikë se ndryshimet do të minojnë të drejtat e punëtorëve. Ministri i Punës, Kostis Hatzidakis tha se masat do të sjellin ndryshime duke ofruar më shumë liri për të vendosur orët e punës, orëve të papaguara dhe punës së padeklaruar.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi se projektligji ka për qëllim mbrojtjen e punëtorëve dhe se korrigjon padrejtësitë e së kaluarës. Pjesa më e diskutueshme e projektligjit përfshin fleksibilitetin në ditën e punës 8 orëshe duke lejuar punonjësit të punojnë deri në 10 orë në një ditë dhe më pak në një tjetër, ose të marrin pushim.

Kjo gjithashtu do t’u japë punëtorëve të drejtën të shkëputen jashtë orarit të punës. Projektligji parashikon gjithashtu edhe krijimin e një karte dixhitale të punës për të monitoruar punonjësit në kohë reale, si dhe për të rritur orët shtesë të punës ligjore në 150 orë në vit.

Megjithatë, sindikata kryesore e nëpunësve civilë të Greqisë ADEDY, e cila organizoi një grevë 24 orëshe kundër projektligjit javën e kaluar, thotë se qeveria kërkon të rrisë ditën e punës 8 orëshe në 10 orë duke kufizuar të drejtat e punonjësve në një kohë kur punëtorët rrezikojnë më shumë humbje pune për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Klan News