Më shumë banorë evakuohen në veri të Greqisë, autoritetet paralajmërojnë për zjarre të reja

Qindra zjarrfikës luftuan gjatë natës në përpjekje për të kontrolluar një zjarr që shpërtheu në periferi të Athinës, duke detyruar më shumë njerëz të evakuohen.

Autoritetet greke paralajmërojnë se rreziku i zjarreve të reja mbetet i lartë në të gjithë vendin.

Një zjarr pranë fshatit Fyli në rrëzë të malit Parnitha, rreth 25 km në veri të Athinës, u përhap në drejtim të lagjes Menidhi, ku rreth 150 të moshuar duhej të evakuoheshin nga tre azile.

Situata është alarmante edhe në fshatin Hasia aty ku disa makina dhe banesa janë djegur. Zjarrëfikësit po përpiqen që të mbajnë hapur rrugën që lidh Athinën me fshatrat e zonës.

Për të pestën ditë resht vijojnë zjarret në Evros në zonën Verilindore të Greqisë. Këtu janë dy fronte të mëdha, një pranë qytetit të Aleksandrupolit, ndërsa tjetri në pyllin Dadias në kufi me Turqi. Në këtë pyll një ditë më parë pati 18 viktima mes tyre edhe dy fëmijë.

Dyshohet se janë emigrant ilegalë të cilët humbën jetën gjatë zjarrit. Gjithashtu zjarret janë aktive edhe në Rodopi, Fiotidha e Viotia.

Zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi, por këtë vit ato janë përkeqësuar nga moti jashtëzakonisht i nxehtë, i thatë dhe me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me ndryshimet e klimës.

Klan News