Greqia është përfshirë nga valë e fortë e COVID-19 dhe rastet po shtohen shpejt dhe pse kufizimet janë shumë të forta. Qeveria ka vendosur që masat kufizuese të qëndrojnë në fuqi deri në 14 Dhjetor, pasi situata është ende kritike.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, gjatë një konference për mediat, bëri me dije krahasuar me disa javë më parë situata është më e qetë, por sërish jo në nivelin që vendi të mos ketë kufizime.

Petsas gjithashtu iu referua vaksinës së koronavirusit dhe se do jenë 1018 qendra vaksinimi në të gjithë Greqinë dhe qëllimi është të vaksinohen falas 2 milionë grekë çdo muaj.

Ndërkohë sot është marrë vendimi që të hapen në 7 Dhjetor njësitë tregtare me produkte sezonale, në të cilat do të shiten produkte festive.

Pas këtij vendimi të marrë nga qeveria, Greqia do të jetë e mbyllur deri në 14 Dhjetor, ky qytetarë nuk do lejohen të dalin nga shtëpitë nëse nuk kanë arsye madhore./tvklan.al