Me shumicë dërrmuese votash, 261 të tilla, Parlamenti i Greqisë ka zgjedhur Katerina Sakelaropoulou si Presidenten e parë grua në historinë e vendit.

Sakelaropoulou do të betohet si kryetare e shtetit grek më 13 Mars, kur përfundon edhe mandati i Presidentit në detyrë Prokopis Pavlopoulos.

“Jam plotësisht e vetëdijshme për përgjegjësinë që kam”, tha Presidentja e re pasi Parlamenti votoi kandidaturën e saj.

“Dua të siguroj Parlamentin se do të bëj gjithçka që mundem për të përmbushur rolin tim kushtetues”, theksoi Presidentja Sakelaropoulou. /tvklan.al