“Jam shumë e lumtur, por…”

E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte këngëtarja e njohur Greta Koçi. Ajo në 29 Shkurt publikoi projektin e ri muzikor ‘Lum Kush m’ka’, këngë kjo me motive tradicionale, e cila po pëlqehet së tepërmi nga publiku.

Në studio, Greta rrëfeu detaje interesante nga jeta e saj profesionale, por dhe private. Për sa i përket dashurisë, Greta shprehet se është shumë mirë dhe shumë e lumtur, duke mos dhënë më tepër detaje.

“Jam shumë e lumtur dhe jam shumë mirë në jetën time. Jo vetëm tani, por edhe më vonë dua të mbetet private për mua. E di që kurioziteti është i madh, por këtë gjë dua ta ruaj timen. Edhe në momentin që do ta zyrtarizoj, nëse dashuria ime nuk do të jetë publike, nuk kam pse. Tani mund të them vetëm që jam shumë ok dhe shumë e lumtur”./tvklan.al