Greta Thanberg, aktivistja suedeze 16-vjeçare për mbrojtjen e klimës është shpallur njeriu i vitit 2019 nga revista prestigjoze amerikane “Time’. Thanberg, e cila vuan nga sindroma Asperger u shndërrua këtë vit në simbolin e lëvizjeve mbarëbotërore të të rinjve kundër ndryshimeve klimatike.

Kryeredaktori i revistës Time e konsideron 16-vjeçaren si zërin më të fuqishëm për kauzën më të madhe të planetit.

“ Ajo u shndërrua në zërin më të fuqishëm për çështjen më të madhe të planetit për këtë vit. Në thelb, ajo u shfaq nga kurrëkundi për të drejtuar një lëvizje mbarëbotërore”, wshtw shprehur kryeredaktori i “Time”..

Greta Thanberg është frymëzuese e lëvizjes “Fidays for Futures”, siç quhen ndryshe manifestimet e të premteve të qindra mijëra të rinjve në disa prej metropoleve më të rëndësishëm të botës, nga Nju Jorku, në Berlin, Londër, Paris, etj.

Mesazhin e tyre ia dërgonin qeverive të vendeve të tyre për të marrë masa për uljen e niveleve të çlirimit të gazrave serë që kanë arritur nivelet më të larta historike, duke rrezikojnë shfarosjen e njerëzimit. Këtë vit ajo përcolli edhe mesazhin sensibilizues tepër emocional përpara liderëvë botërorë në Kombet e Bashkuara.

Tv Klan