Aktivistët për ndryshimet klimatike të udhëhequr nga Greta Thunberg zhvilluan një protestë përpara parlamentit suedez në Stokholm.

Protesta e organizuar nga lëvizja “Fridays For Future” apo “Të Premtet për të Ardhmen”, ishte pjesë e një serie protestash për shkak të pandemisë COVID-19.

Aktivistët e rinj po bënin thirrje për veprim të menjëhershëm klimatik, duke mbajtur pankarta me shkrim “Stop mohuat qe klima po vdes”. Parulla të ndryshme kishte edhe në maskat që ata mbanin.

Thunberg tha se qëllimi i protestave ishte të rrisë ndërgjegjësimin, të ndikojë në opinionin publik dhe të bëjë presion mbi njerëzit në pushtet për të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të zgjidhur krizën e ndryshimeve klimatike.

Pas përfundimit të protestës, Greta Thunberg hipi në biçikletën e saj dhe vazhdoi rrugën për në shkollë.

Kjo lëvizje studentore filloi të zhvillohet në të gjithë botën, që nga muaji Gusht i vitit 2018.  Greta Thunberg ishte vetëm 16 vjeçe kur filloi të protestonte para parlamentit suedez në ditët e shkollës. Ajo që atëherë është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. /tvklan.al