Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një konferencë për mediat nga Rinasi ka zbuluar se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është në dijeni të gjithë situatës që po ndodh me punonjësit e Albcontrol.

Balluku ka kërkuar nga Meta që të deklarojë nëse duhet të vijojë bllokimi dhe fluturimeve apo kjo gjë duhet të marrë fund.

Ndërkohë do i kërkoja Presidentit të Republikës, i cili është takuar me punëtorët e Albcontrol dhe i është dërguar i gjithë dokumentacioni. I kërkoj që të shprehet sot nëse mund shteti të kapet nga një grup njerëzisht të cilët kërkojnë që të marrë secili prej tyre 15 roga sa merr një shqiptar. Dikush mbrëmë kishte thënë se 60 veta jemi në nuk bëhet nami, por ata kërkojë që të marrin sa 600 shqiptarë. Sot kërkoj nga Presidenti që të deklarojë nëse duhet të kapet vendi peng, ky është një grusht shteti“, tha ministrja.

Po ashtu ministrja tha se bllokimi i Rinasit është një grusht shtetit dhe ata që e kanë organizuar do të mbajnë përgjegjësi.

Unë erdha sot në Rinas për t’u thënë këtyre personave që kjo nuk është një lojë, sepse këtu preken të gjithë qytetarët shqiptar. Erdha për të thënë se nëse do të vazhdojë kjo situatë do të ketë disa pasoja të mëdha ligjore“, tha ministrja./tvklan.al