Kërcënimet e shoferëve të furgonave të palicensuar privat ndaj shoferëve të linjave të caktuara shtetërore urbane bëhen sot shkaktarë të zhvillimit të një greve të detyruar disaorëshe të punonjësve të linjave të Unazës dhe Tiranës së Re. Rikthehet konflikti i vjetër dhe në heshtje mes këtyre dy shërbyesve të largësive nga njëri stacion tek tjetri.

Të ndodhur përballë konflikteve dhe presionit të herë pas hershëm punonjësit e urbaneve kanë ndërprerë sot punën ku përveç mos qarkullimit të tyre nëpër Tiranë, janë parë edhe udhëtarët që prisnin me orë të tëra mjetin e vetëm që prisnin të shkonin në punë. Sindikata e Punonjësve të Transportit të Shqipërisë, konfliktin dhe grevën e detyruar e sheh si rrjedhojë e indiferencës së strukturave shtetërore kundrejt shoferëve që ushtrojnë profesionin të pa lincensuar pa paguar asnjë taksë shtetit.

Ndërsa vonesa e punonjësve të institucioneve shtetërore sot për sindikalistët e transportit janë parë si një formë apelimi që këtë herë nuk do të bijë në vesh të shurdhët , mbase pas kësaj qeveritarët do të marrin ndonjë masë për parandalimin e këtyre konflikteve duke zgjidhur dhe mënyrën e largësive nëpër kryeqytet./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti