Lëvizjet ndërkufitare në doganën e Kapshticës janë paralizuar, pasi prej orës 5:30 të mëngjesit ka nisur greva 48 orëshe e paralajmëruar e doganierëve grekë.
Qytetarë të painformuar për mbylljen e kufirit kanë ardhur në doganë me mjete, por më pas janë detyruar të shkojnë në këmbë për në tokën greke.
Mes tyre pati edhe turistë, që u detyruan të kthehen pas.
“Jo nuk e dija, tani duhet te kthehem”, tha një turist.
Për 48 orë nga dogana e Kapshticës mund të udhëtojnë drejt Greqisë dhe Shqipërisë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe personat që udhëtojnë për arsye shëndetësore.
Për mjetet e transportit të udhëtarëve, taksitë dhe mjetet e transportit të mallrave nuk do lejohet lëvizja deri mëngjesin e 4 Prillit, kur është njoftuar përfundimi i grevës së doganierëve greke.
Tv Klan