Greva e kompanive ajrore, shtyhen dhe anulohen fluturimet

Greva e kompanive ajrore, shtyhen dhe anulohen fluturimet

16:34 20/05/2019

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë ditën e nersërme (21 Maj) drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24-orëshe, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Në njoftim thuhet se shkak është greva që do të zhvillojnë pilotët, teknikët dhe asistentët e fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air, mund të ketë anulime fluturimesh drejt Italisë ose shtyrje të orareve.

Për të shmangur pritjet e gjata, Autoritet i Avicionit Civil këshillon të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT