Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Bluzat e bardha të poliklinikës së specialiteteve në Elbasan, janë hedhur në një grevë njëorëshe, duke krijuar anomali në shërbimin ndaj qytetarëve. Greva e organizuar nga sindikata e mjekëve i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë, drejtorisë së qendrës spitalore dhe kërkojnë rritjen e pagave, si dhe nënshkrimin e kontratave me të drejta të barabarta, në Institutin e Sigurimeve të kujdesit Shëndetësor.

Mjeku:- “Qëllimi i grevës është në mënyrë të tillë për të rritur pagat e mjekëve specialist dhe njëkohësisht për t’u përfshirë në skemën e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore. Grevën do ta vazhdojmë njëorëshe, do ta përshkallëzojmë në ditët e tjera, në qoftë se qeveria nuk merr përsipër për rritjen e këtyre pagave”./tvklan.al