Greqia u përball sot me grevën e parë të vitit 2012, teksa mjekët dhe farmacistët pezulluan punën.

Mjekët e spitaleve bënë me dije se do të trajtonin vetëm rastet e emergjencave deri të Enjten, si shenjë proteste ndaj ndryshimeve në sigurimin shëndetësor. Farmacistët janë të zemëruar nga planet e qeverisë për të shkurtuar koston e ilaçeve, në përpjekje për të ulur shpenzimet shtetërore.

Një zëdhënës i qeverisë deklaroi se Greqia ka nevojë për reforma më të thella për të përmbushur kushtet për të përfituar nga paketa ndërkombëtare e shpëtimit.

Në total Greqia ka përfituar 240  miliardë euro ndihmë. Farmacistët thonë se masat e qeverisë do t’i cojnë drejt falimentimit. Por ministri i shëndetësisë, Andreas Loverdos thotë se ulja e çmimeve të ilaceve do t’i kursejë vendit 90 milionë euro këtë vit./tvklan.al