Ministrat e qeverisë Majko janë takuar me studentët grevistë. Ministrat Et’hem Ruka, Anastas Angjeli dhe zv.ministri i Rendit Ilirian Celibashi kanë biseduar me studentët grevistë për rreth shtatë orë. Ndërmjetës i këtyre bisedimeve ka qënë edhe ambasadori i OSBE-së Dan Everts. Në përfundim palët kanë nënshkruar marrëveshjen që sipas ministrit Ruka konsiston në angazhimin e qeverisë për plotësimin e kërkesave ekonomike. Kreu i grevës së studentëve shprehet i kënaqur për marrëveshjen e bërë mes palëve.

Gjatë takimit ministri i Arsimit Ruka u shpreh : “ Të dy palët arritën një mirëkuptim të plotë. Ministria e Arsimit iu garanton studentëve për të krijuar të gjitha lehtësirat për boshllëqet në shkollë në mungesë të kësaj kohe. Angazhimi i qeverisë është që të gjitha kërkesat të monitorohen, për sa iu përket kushteve në Qytetin Studenti. U diskutua edhe për shtesa të bursës së studentëve.” /tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame