Eros Grezda i është bashkuar ekipit të tij të ri Glasgow Rangers në stërvitje. Mesfushori shqiptar vjen pas një dëmtimi dhe ende nuk është plotësisht në formë, megjithatë ai thotë se do të luajë nëse duhet.

“Po punoj shumë për të qenë gati, por nëse do të jem si zëvendësues në ndeshjen e së shtunës do të jap më të mirën”.

Vendimi nëse Grezda do të grumbullohet nuk është marrë ende.

Steven Gerrard: “

Është shumë pranë formës fizike, do të marrim një vendim në orët e ardhshme nëse do të grumbullohet. Ai është në 70-80% të formës”.

Eros Grezda firmosi për 4 vite me ekipin e njohur skocez, një hap i rëndësishëm për karrierën e tij. Glazgoë Rangers do të luajë të shtunën me Dundee.

Tv Klan