Futbollisti: U ofendova dhe provokova gjatë e pas ndeshjes

Eros Grezda u përfshi në një incident të dielën në përfundim të sfidës Rijeka–Osijek që vlente për një vend në finalen e Kupës së Kroacisë. Mediat kroate shkruajnë se sulmuesi shqiptar goditi Antonio-Mirko Colak.

Një ngjarje e regjistruar edhe nga delegati i ndeshjes sipas lajmeve që vijnë nga Kroacia dhe ku kishin ndërhyrë dhe forcat e sigurisë, siç duket edhe në këto pamje.

Pas kësaj pati edhe një denoncim në polici për Eros Grezdën.

Futbollisti i Kombëtares i kontaktuar nga TV Klan tha se është fyer. Këtë e përsëritri edhe në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit, duke shtuar se ofendimet gjatë lojës ishin personale dhe kombëtare.

Provokimet e Colak kishin vijuar edhe pas ndeshjes citohet Grezda që shton se situata u tensionua edhe me vendimet arbitrit që sollën edhe humbjen 3 – 2 për Osijek. Futbollisti shqiptar thotë se do ta ndjekë edhe juridikisht këtë çështje.

Tv Klan