Eros Grezda kthehet me gol në kampionatin kroat. Mesfushori i Kombëtares Shpresa realizoi për Lokomotivën e Zagrebit në fitoren 4 – 0 me Cibalian.

Grezda shënoi vetëm 2 minuta pasi hyri në fushë si zëvendësues. Në fushë si titullar ishte Amir Rrahmani, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës është huzuar nga Dinamo e Zagrebit.

Kjo ishte fitorja e dytë për Lokomotivën në këtë sezon që nuk ka nisur mbarë. Kampionati kroat po luan javën e nëntë.

Tv Klan