Eros Grezda shënoi golat e parë në kampionatin skocez. Sulmuesi i Kombëtares realizoi 2 herë në fitoren 7–1 të Rangers me Matherwell.

Grezda vulosi fitoren e skuadrës nga Glasgow që ngjitet në vendin e tretë në klasifikim me një ndeshje më pak se kundërshtarët. Në këtë takim 23-vjeçari u aktivizua si titullar dhe qëndroi në fushë deri në fund të sfidës.

Një tjetër lojtar i Kombëtares, Ergys Kaçe realizoi një supergol në kampionatin grek. Mesfushori ndihmoi Panathinaikosin të barazojë 1 – 1 sfidën në fushën e Olimpiakosit.

Tv Klan