Eros Grezda është zyrtarisht një futbollist i Glasgow Rangers. Ekipi i njohur skocez prezantoi të premten afrimin e 14 për këtë merakto. Grezda firmosi për 4 vite duke e konsideruar këtë transferim si të rëndësishëm për karrierën e tij.

“Mendoj se ishte momenti i duhur për mua që të lëvizja në një kampionat më mirë dhe një klub të madh si Rangers. Është me të vërtetë një hap i madh për karrierën time”.

23-vjeçari i cili është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, tha se nuk do t’i zhgënjejë mbështësit e zjarrtë të ekipit që është shpallur 54 herë kampion i Skocisë.

“Ata presin që unë të jap maksimumin në çdo ndeshje. Unë jam i shpejtë dhe mund të shënoj gola, uroj që golat e mi të japin sa më shumë fitore”.

Një tjetër lëvizje nga futbollistët shqiptarë është edhe Keidi Bare, i cili largohet nga Atletiko Madrit duke firmosur me ekipin e dytë të Malaga një marrëveshje 3-vjeçare.

Tv Klan