Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka thënë se Lulzim Basha, nuk ka qenë 100% i lirë brenda PD para përjashtimit të Sali Berishës.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Duma tha se Basha tani ka nisur kontratën me demokratët, pasi ka pasur dualizëm me Berishën.

Për mua fakti që Lulzim Basha, nuk ishte kurrë at vrasësi, as sot nuk është. Që ka zgjedhur këtë  rrugë, që nuk u mirëkuptuan kurrë të dy, është një nga gjërat që unë kam thënë, se ka bërë vendimin e mirë, por nuk jam me Lulzim Bashën apriori, se kam qenë këtu dhe e kritikuar, siç e kritikoj për 8 vite.

Lulzim Basha për mua sot e nis kontratën me demokratët, deri sot nuk e ka ndërtuar një kontratë 100% i lirë. Ka përgjegjësi në këtë gjë, por kapacitet e tij për ta çuar PD-në për shkak të dualizmit kanë qenë të reduktuara”, tha Duma./tvklan.al