“Intervista” me Grida Dumën nuk qe aspak e lehtë për Gilbert Fevziun në spektaklin e humorit Klanifornia. Madje i pakënaqur nga përgjigjet e saj serioze, aktori i humorit kërkoi nga ish-deputetja që kurdo që të merrte propozim për martesë, të mos përgjigjej siç bëri me të…

Gilbert Fevziu: Doja t’ju pyetja se kush është ambicia juaj maksimale politike dhe kur të arrini kë do zgjidhni për zv/Kryeministre? E di që doni të bëheni Kryeministre.

Grida Duma: Unë nuk jetoj fare me sikur, jetoj përditë. Përditë jam tek maksimumi im. Sot jam aty ku duhet të isha ekzaktësisht.

Gilbert Fevziu: Po kë do të zgjidhnit për Zv/Kryeministër?

Grida Duma: Për këtë duhet të pyesësh Lulzim Bashën, kë do të zgjedhë.

Gilbert Fevziu: Moj po të bëhesh ti… Basha e ka 12 koeficientin për t’u bërë kryeministër…

Gilbert Fevziu: T’ju bëj një pyetje personale, ju jeni e martuar? E celebruar?

Grida Duma: Jo.

Gilbert Fevziu: Jo, ok. Dëgjo, më premto që kur një njeri të të propozojë nuk do t’i përgjigjesh kështu; po, por, sepse diskursi politik, dërr-dërr-dërr… Thuaj po-jo o vlla, ke gjysmë ore./tvklan.al