Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime në qeveri. Ndër ndryshimet ishte edhe rikthimi i postit të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në krye të të cilit është emëruar Elisa Spiropali. Përmes intervistës

“Më mirë, më keq apo për dreq”

në emisionin “Zonë e Lirë”, deputetja e PD, Grida Duma komentoi ndryshimet në qeveri dhe emërimin e Spiropalit si ministre. Në ndryshim me ministrat e rinj të qeverisë që i krahasonte me paraardhësit, Spiropali nuk krahasohej me askënd. Duma shtoi po ashtu se si Braçe edhe Spiropali është për të mbyllur kapakun e pusetës.

Arian Çani:

Të kam parë shumë lart e poshtë. E njeh personalisht?

Grida Duma:

S’mund të quhet njohje personale. Të folurit 5 minuta para emisionit nuk mund të quhet personale.

Arian Çani:

Më mirë për keq apo për dreq?

Grida Duma:

Të shohim sepse këtë rast nuk e ke krahasuar me asnjë.

Arian Çani:

Kjo është më mirë se hiç.

Grida Duma:

Kjo është për të mbyllur kapakun e pusetës pra.

Arian Çani:

Pse ia bëri për nder Rama?

Grida Duma:

Çështje shijesh…

Arian Çani:

Elisa është gjithandej nëpër intervista.

Grida Duma:

Është koncepti i partisë me pronar.

/tvklan.al