I ka thënë Jo Manchester United dhe tashmë nuk ka as menaxher. Lojtari i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka marrë një ofertë nga klubi gjiganti i premierleague por për shkak të respektit që ka për skuadrën e tij aktuale në Spanjë nuk ka pranuar të largohet.

Francezi i ka thënë menaxherit se nuk mund ta lërë ekipin tashmë që i është ndaluar të blejë lojtarë. Ky vendim ka qenë shkak i ndarjes së tyre.

Eric Olhats zbuluesi dhe menaxher i tij prej 12 vjetësh ka deklaruar se ky vendim nuk përputhet me projektet që ai kishte në mendje.

Edhe në serie A ka një lojtar që është betuar të qëndrojë tek skuadra e vet. Radja Naingolan, mund edhe të tundohet nga projekti i Luci0oano Spallettit tek Inter. Skuadra milaneze ka bërë gati 55-60 milionë euro për ta blerë belgun nga Roma. Gjatë një konference për shtyp, Spalletti është shprehur me nota pozitive për Naingolan si për ti treguar lojtarit edhe publikisht se sa shumë do të oshte i vlerësuar tek Inter.

Nëse oferta e Interit pranohet nga futbollisti dhe nga klubi, për Romën do të ishte një humbje e madhe pasi këtë sezon ka shitur një numër të madh titullarësh.

 Tv Klan