Shënoi dy herë ndaj Betis në “Camp Nou”

Barcelona regjistroi fitoren e parë të sezonit. Ndaj Betis katalanasit suprizuan me rezultatin 5-2 në Camp Nou. Lojtari më i mirë i kësaj përballjeje ishte Antoine Griezmann me dy gola të shënuar dhe me një paraqitje të shkëlqyer që ndihmoi të kthente lojën në favor të skuadrës së tij.

Francezi dha shenjën e parë se 120 milionë eurot e paguara për të, kanë qenë investimi i duhur.

Barça pësoi në minutën e 15 dhe skuadra mike rezistoi fort, por jo aq sa duhet. Pak minuta para fundit të pjesës së parë Griezmann gjeti golin me asist nga Sergi Roberto.

Me fillimin e pjesës së dytë Griezmann shënoi sërish duke i dhënë kurajo skuadrës së tij. Në cepin e fushës ai festoi duke hedhur në ajër përpara fotografëve një solucion me ngjyrat e fanellës katalanase.

Më pas francezi tha se këtë festim e kishte kopjuar nga Lionel Messi në stërvitje.

Golat dhe paraqitjen e tij e shijuan nga shkallët e stadiumit Luis Suarez dhe Messi bashkë me fëmijët e tyre.

Golat e tjerë për Barçën u shënuan nga Prerez, Jordi Alba dhe Vidal.

Tv Klan