Sulmuesi francez u transferua nga Atletico Madrid

Antoine Griezmann iu bashkua Barcelonës në stërvitjen e parë. Afrimi i bujshëm nga Atletico Madrid u shfaq i qeshur në seancën e parë.

Kalimi i Griezmann te Barcelona nuk ishte i lehtë, pasi tek Atletico pati kundërshtime deri sa klauzola të paguhej.

Katalanasit thanë se u shpenzuan 120 milionë Euro për ta marrë, por me anë të një reagimi klubi madrilen tha se francezi vlente më shumë.

Gjithsesi Antoine Griezmann firmosi një marrëveshje 5-vjeçare me Barcelonën, duke forcuar sulmin. Griezmann u largua nga Atletico pas 5 sezonesh, ku fitoi Europa League, Superkupën e Europës dhe atë të Spanjës.

Sëbashku me Griezmann në stërvitje u paraqitën edhe blerjet e tjera Frenkie De Jong, Neto , Emerson dhe Hiroki Abe.

Tv Klan