Heq dorë nga presidenca e klubit gjirokastrit

Luftëtari mbetet pa president dhe investitorin e tij kryesor. Grigor Tavon dha dorëheqjen, duke e komunikuar me një letër të hapur. Një vendim që vjen 1 muaj para nisjes së sezonit të ri.

“I gjendur në një situatë ku të gjithë aksionerët nuk e mbështesin Luftëtarin as në kuotat që u takon si një shoqëri aksionere, e kam të pamundur të vijoj drejtimin e skuadrës dhe shoqërisë në tërësi. Do të largohem nga presidenca e Luftëtarit për t’i hapur rrugë investitorëve të rinj, që ndoshta mund të bëjnë më shumë për këtë skuadër dhe këto ngjyra që secili prej nesh i ka në zemër”.

Skuadra e Luftëtarit qëndroi sezonin e kaluar në Superligë, duke luftuar për mbijetesën deri disa javë para fundit. Problemet financiare ndikuan shumë madje nuk arrit të sigurohej as licencimi për kupat e Europës. Situata financiare ka qenë shqetësim edhe për ekipe të tjerë të futbollit shqiptar.

Tv Klan